Larsson: Ky sezoni i fundit ne fushe

20/10/2009 15:45

Sulmuesi suedez Henrik Larsson do terhiqet nga futbolli ne fund te ketij sezoni.

Lojtari 38 vjecar zhvilloi ndeshjen e fundit me kombetaren kunder Danimarkes, por ai ka vendosur te largohet perfundimisht nga futbolli i luajtur edhe ne nivel klubesh.

Ish sulmuesi e Barcelones dhe Manchester United, tashme ne radhet e Helsinborg, nuk do vazhdoje te jete ne fushe pas ketij sezoni. Ai numeron 106 ndeshje me fanelen e kombetares.

“Jam shume i sigurt dhe i vendosur per vendimin qe kam marre.  Kam 38 vjet mbi supe dhe mendoj se jane shume. Me pas do mendoj per ate qe do bej me vone. Duhet pak kohe per t’u pershtatur me jeten pa futboll”, shprehet Larsson ne nje deklarate per mediat.  

Top Channel