Joseph Blatter do kerkoje nje tjeter mandat per te udhehequr institucionin me te rendesishem te futbollit ne bote, FIFA.
Ne vitin 2011 ai do garoje serish per postin e presidentit per te cuar deri ne fund reformat e nisura. “Nuk e kam mbyllur misionin tim ne futboll sepse kam nevoje per me shume kohe. Shpresoj qe ne vitin 2011 kongresi i FIFA-s te besoje serish tek une. Ne te kundert do rikthehem ne fshatin tim per te vazhduar nje jete te qete”, shprehet Blatter.
Ne vijim te intervistes ai thote se nje nga projektet me emergjente eshte krijimi i nje sistemi te ri per te monitoruar me me shume saktesi penalltite ne Europa League. Gjithashtu, Blatter premton lufte ndaj klubeve qe perbehen nga shume lojtare te huaj, duke pohuar se nje projekt tjeter eshte edhe shtimi i lojtareve vendas ne ligat perkatese.
Top Channel