Champions, sonte radha e Inter e Fiorentines
					 20/10/2009 13:45					
				
				
								
			Pas tre javesh pushim, sonte kthehet Champions League.
Per ekipet italiane ne fushe do te zbresin Inter dhe Fiorentina, te cilat do te perballen me Dinamon e Kiev dhe Debrecen.
Mourinho ka deklaruar se ndeshja me ukrainasit eshte e rendesishme, po jo vendimtare. Ndersa Fiorentina duhet te shfrytezoje patjeter takimin.
Ndersa neser do te jete radha e Juves ndaj izraeliteve te Maccabi Haifa dhe e Milan, qe duhet te ndeshe briret me Real.
Top Channel