Wenger: Tek Arsenali qendrova per fjalen e dhene

19/10/2009 15:40

Tashme qe ka vendosur te qendroje tek Arsenal edhe per shume vite te tjera, Arsene Wenger zbulon prapaskenat e refuzimit te ofertes se Real Madrid.

“Reali ka qene skuadra qe kam pelqyer qe i vogel. Kur isha ne moshe te mitur shikoja ata lojtare me fanela te bardha qe fitonin gjithcka. Ajo shoqeri me ka terhequr por une kisha nje pakt me lojtaret e mi te rinj dhe dua ta coj deri ne fund bastin tim”, shprehet francezi ne nje interviste dhene per gazeten “L’Equipe”.

Ne vijim, ai shton se ne Londer ka gjetur lirine qe kerkonte, pasi tek Real do fitonte me shume por parate per te nuk jane gjithcka. Wenger del gjithashtu kunder politikes se ndjekur nga Florentino Perez, duke e rekomanduar klubin “merengues” te rrise vete lojtare me talent, ashtu sic po ben Barcelona. 

Top Channel