Shkelet rregulli i celularit, Fabio Kapelo thyen pjaten

19/10/2009 09:05

Me Fabio Kapelon nuk ka shaka dhe trajneri konfirmon “doren e hekurt” edhe ne perfaqesuesen angleze.

Episodi i fundit eshte zemerimi me nje lojtar te “Tre Luaneve”, i cili gjate drekes me skuadren dergoi fshehurazi nje mesazh (SMS), duke shkelur rregullat e teknikut.

“News of the World” zbuloi episodin, qe ndodhi javen e kaluar, gjate grumbullimit ne Ukraine.

“Futbollistet po hanin te ndare ne dy tavolina. Stafi teknik ishte ulur ne nje tavoline tjeter.

Ne nje moment, Kapelo pa se nje lojtar po dergonte fshehurazi mesazhe, duke e mbajtur telefonin te fshehur poshte tavolines”, tha menaxheri pa treguar emrin e sportistit.

“Para se te tjeret ta kuptonin çfare po ndodhte, Kapelo u ngrit ne kembe dhe perplasi nje pjate ne mur. Me pas ai i bertiti lojtareve, duke u thene se kerkonte qe vetem nje ore gjate ngrenies ata t’i perkushtoheshin skuadres pa asnje shperqendrim dhe mbi te gjitha pa perdorur celularet”. Skuadra, e tronditur nga reagimi, qendroi ne qetesi absolute.

Top Channel