Kruje, Kastrioti fiton me “dhune”

19/10/2009 20:05

Kastrioti ka mundur 2-1 Skenderbeun ne javen e shtate te Superliges, nje ndeshje e cila u vendos nga 11-metershi i Klevis Roshit ne minuten e 80-te qe coi shifrat ne avantazh te vendasve.

Ne pamje te pare nuk ka asgje jashte normales ne kete ndeshje, pervec disa nderhyrjeve te ashpra qe edhe ato jane normale. Por skuadra e Kastriotit e ka mbyllur kete ndeshje pa trajnerin Ramazan Ndreu ne pankine dhe per rreth 60 minuta vendasit u drejtuan nga zevendes trajneri.

Nje nderhyrje ndaj kroatit te skuadres se Skenderebut, Djarmati ka tensionuiar situaten dhe ne perfundim te ndeshjes ka sjelle nje reagim te ashper te drejtuesve te skuadres korcare. Drejtori i ketij klubi, Gjergji Ballco ka deklaruar se do te depozitojne nje padi per kercenimin qe i eshte bere lojtarit kroat Djarmati dhe te gjithe lojtareve te tjere.

“Nuk kam pare kurre skena te tilla dhune ne 10 vitet e mia si futbollist. Fusha eshte per sport jo per skena dhune. Nuk arrij ta kuptoj si mund te ndodhin gjera te tilla. Tek e fundit jemi njerez dhe jo kafshe. Nuk kemi c’te bejme. Nuk e di. Eshte e kote te flasesh tani per futboll. Ne vijme ketu jo per te luftuar, vijme per te luajtur futboll”, shprehet kroati Matko Djarmati.

Top Channel