Policia franceze ka arrestuar dy anetare te organizates separatiste baske ETA, njeri prej te cileve konsiderohet si kreu i krahut politik te saj.
Aitor Elizaran Aguilar eshte nje nga kreret politike kryesore te grupit, kane deklaruar burime prane forcave spanjolle te anti-terrorizmit.
Ai u arrestua bashke me nje tjeter anetar te vjeter te organizates, Oihana San Vicente, ne qytetin veri-perendimor te Karnakut.
Ne momentin e arrestimit, ata ishin te dy te armatosur, por u bllokuan nga agjentet e forcave speciale, shtojne burimet.
ETA fajesohet per me shume se 820 vrasje qe nga nisja e fushates se saj 41 vjet me pare per pavaresine e pjeses baske te Spanjes.
Spanja dhe Franca kane punuar ngushte per te goditur separatistet, te cilet shpesh here strehohen ne France per t’iu shpetuar autoriteteve spanjolle.
Top Channel