
Nje dite pas triumfit te dyfishte ne pisten e Brazilit, shefi i skuderise Brawn GP, Ross Brawn rrefehet entuziast.
“Jam shume krenar per skuderine dhe pilotet tane”, shprehet ish inxhinieri i Ferrarit, i cili shtangu gjithe boten e motoreve ndersa ne sezonin e pare ne Formula 1 shenjestroi dy tituj, ate per konstruktore dhe pilote.
“Cfare dite e madhe. Eshte shume e vecante te fitosh dy titujt ne vitin e pare. Do na duhet kohe per t’u shprehur plotesisht dhe per te arritur ate qe kemi ndertuar”, shton Ross, duke u dhene nje sinjal te qarte kundershtareve se edhe gjate sezonit te ardhshem do ndertoje nje makine kompetitive.
“Puna e bere gjate dimrit dhe gare pas gare ka qene e pabesueshme. Falenderojme Mercedes-Benz qe ishte nje partner fantastik. Pjesa e dyte e sezonit rezultoi me e veshtire por arritem te marrim rezultate pozitive”, shton Brawn. Ai ka folur edhe per pilotet e ketij sezoni. “Jenson ishte fantastik sepse zhvilloi nje gare shume te mire ne Brazil pas provave qe rezultuan te veshtira. Beri gjithcka qe duhej te bente. Eshte nje kampion i vertete bote. Kontributi i Rubens ka qene shume i rendesishem pasi pa te nuk do kishim arritur te fitonim titullin per konstruktore”, thekson Brawn.
Top Channel