Shefi i batalionit Al Qods te Pasdaranit iranian, gjenerali Nurali Shushtari eshte vrare mengjesin e sotem ne nje sulm ne jug-lindje te vendit bashke me anetare te tjere te Forcave Revolucionare.
Ngjarja ndodhi ne provincen e Sistan Balucistanit. Sipas burimeve, mendohet se sulmi ka qellime te pastra terroriste, ndersa mes viktimave jane edhe 3 gjenerale te tjera te nivelit te larte, ku ben pjese edhe Mohammad-Zadeh, komandant i forcave te provinces,
Lajmin e ben te ditur agjencia e lajmeve Fars, ndersa eshte konfirmuar edhe nga kreu i Parlamentit, Ali Larijani. Ky eshte atentati me i rende ne dem te forcave elitare iraniane.
Ne momentin e sulmit, kater ushtaraket e larte ndodheshin ne nje makine pasi ishin nisur per ne nje mbledhje kur ne mes te rruges nje kamikaz u hodh ne ere. Disa persona qe ndodheshin aty afer jane plagosur, ndersa te tjere civile kane humbur jeten. Bilanci paraprak eshte 20 civile te vrare dhe dhjetra te tjere jane plagosur.
Top Channel