F1, mbyllet gara e Interlagosit, Baton kampion

18/10/2009 19:55

Ashtu si ne sezonin e kaluar titulli i kampionit te botes i eshte dorezuar edhe njehere ne Brazil nje britaniku. Pas Hamiltonit kampioni i ri eshte Xhenson Baton.

Piloti britanik i Braun GP megjithese e ka mbyllur garen ne vendin e peste ka siguruar titullin kampion per pilote si dhe ka ndihmuar skuderine e tij te shpallej kampione e botes. Fitore e dyfishte e Braun GP.

Nderkohe qe Cmimi i Madh i Brazilit u fitua nga Mark Veber me Red Bull i cili la pas Kubicen me BMW ne vendin e dyte dhe Hamilton me Meklaren ne vendin e trete.

Ferrari mjaftohet me nje vend te gjashte (Raikonen) dhe nje vend te 11 (Fizikela).

Top Channel