Dinamo fiton derbin

18/10/2009 21:45

Dinamo ka fituar derbin kryeqytetas 2-1 me Tiranen, dhe mban kryesimin e Superliges e vetme me 19 pike. Emocione, gola dhe dy kartona te kuq kane shoqeruar sfiden ne Qemal Stafa qe eshte ndjekur edhe nga presidenti i Republikes Bamir Topi.

Memelli eshte bere protagonisti i pare, korcari nuk ka shenuar gol por eshte ndeshkuar me te kuq duke lene per me shume se 75 minuta Tiranen me 10 lojtare.

Epersia numerike shfrytezohet mjaft mire nga Dinamo, qe shenon dy here ne porten e Nallbanit, ne fillim me Bakajn dhe me pas me Sefen.

Ne fundin e pjeses se pare Abilaliaj me golin e tij i jep zemer Tiranes, e cila nuk arriti te shenoje dhe te dale me pike nga derbi edhe pse ne minuten e 78 mbrojtesi Muca u ndeshkua me te kuq.

Top Channel