Massa-Alonso, shtrengim duarsh

17/10/2009 09:00

Dy gara para perfundimit te kampionatit te Formula 1 dhe me ne fund Alonso e Massa takohen balle per balle, si shoke te ardhshem te nje skuadre.

Ky takim kerkon te heqe nga rruga edhe tensionet e shkaktuara me pare nga nje incident fals i Piquet jr ne pisten e Singaporit.

Sipas disa deklaratave te Massa-s, Alonso e dinte. Apo jo?

“Besoj se ka qene vetem nje keqkuptim, Felipe ka dhene sqarimet dhe Ferrari shperndau nje komunikate per shtypin. Nuk ka ndodhur asgje mes nesh dhe nuk kemi asnje problem. Eshte gjithnje e veshtire te thuash nese gjerat qe shkruhen neper gazeta perputhen 100 perqind me te verteten”, thote Alonso.

Sipas tij gjeja me e rendesishme eshte qe Felipe eshte mire dhe e ka marre veten nga incidenti i Hungarise.

Top Channel