Guinea, embargo nga shtetet perendimore te Afrikes
17/10/2009 19:40
Organizata e shteteve te Afrikes Perendimore (Ecowas) ka marre nje vendim unanim per vendosjen e embargos se armeve ndaj Guinese.
Kreret e ketyre shteteve kane analizuar situaten dhe kane dale ne perfundimin se junta ushtarake ne kete vend po behet shume agresive ndaj popullsise civile.
Ne daten 28 shtator, mijera protestues u mblodhen ne stadiumin e Konakrit duke kundeshtuar kandidaturen e kreut te juntes ushtarake ne zgjedhjet presidenciale te janarit. Ushtria ka gjuajtur ne drejtim te protestuesve duke vrare nje civil dhe duke plagosur qindra te tjere.
Top Channel