Ndeshja e fundit, “mallkim”

16/10/2009 08:00

Humbja 4-1 me Suedine eshte  e fundit e nje kalvari negativ ne statistikat e Kombetares sone ne ndeshjet e fundit ne grupe, qe duket se jane nje mallkim per Shqiperine, e cila ne 11 eliminatoret e fundit ne keto 20 vjet per Europian apo Boteror ka humbur 7 here, ka barazuar 1 dhe ka fituar vete 2. 

Boterori ‘90 – Me shume mundesi Shqiperia mund te kete bere paraqitjen me te dobet ne aktivitetet nderkombetare, duke humbur te gjashte takimet dhe pa lene asnje pershtypje te mire ne asnje nga ndeshjet qe luajti. Ndeshja e fundit eshte mundur 1-2 ne “Qemal Stafa” ndaj Polonise. Ne kete grup kundershtar ka qene edhe Suedia, e cila na ka mundur 2-1 ne Tirane dhe 3-1 ne Stokholm.

Euro ‘92 – Ndeshja e fundit ka qene kunder Spanjes me 18 dhjetor ‘91, qe ishte parashikuar te luhej ne Tirane, por per shkak te tensionit ne kryeqytetin shqiptar ajo eshte anuluar. Ne takimin e pare ishim mundur 9-0 ne Spanje (humbja e dyte me thelle ne histori). Ndeshjen e parafundit Shqiperia e kishte humbur 2-1 ne fushen e Cekosllovakise. Ka grumbulluar vetem 2 pike ne shtate ndeshje, duke u renditur e fundit ne grupin 1, ku luanin Franca, Cekosllovakia, Spanja dhe Islanda.     

Boterori ‘94 – Nje fitore ndaj Lituanise dhe dy barazime ndaj Letonise ishin gjerat e vetme per te kujtuar per Shqiperine ne keto eliminatore per t’u harruar ne Grupin 3 me 7 skuadra (edhe Spanja, Irlanda, Irlanda e Veriut, Danimarka, Lituania dhe Letonia), ku u renditem te fundit. Ndeshjen e fundit e kemi humbur 1-5 ne Tirane ndaj Spanjes me 22 shtator 1993.

Euro ‘96 – Shqiperia arriti t’ia veshtiresoje jeten Gjermanise gjate ketyre eliminatoreve ata i fituan dy ndeshje 2-1 vetem ne minutat e fundit. Ne grupin 7 bashke me Gjermanine, Bullgarine, Gjeorgjine, Moldavine dhe Uellsin, kombetarja jone, me dy fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, u pozicionua e pesta me 8 pike, para Uellsit me te cilin barazoi 1-1 ne ndeshjen e fundit me 15/11/1995 ne Tirane. Duhet permendur se ne keto eliminatore, Shqiperia arriti edhe fitoren e pare jashte fushe, duke mundur Moldavine.  
 
Boterori ‘98 – Shqiperia merrte pjese ne Grupin 9 me 6 skuadra (bashke me Gjermanine, Ukrainen, Portugaline, Armenine dhe Irlanden e Veriut. Ajo u rendit e fundit me 4 pike ne 10 ndeshje, por serish i shkaktoi probleme Gjermanise, qe fitoi me veshtiresi dy ndeshjet (2-3 ne fushe neutrale dhe 3-4 ne Hanover, qe ishte dhe ndeshja e fundit ne grup).

Euro 2000 – Ne Grupin 2, relativisht te lehte (Norvegji, Slloveni, Greqi, Letoni e Gjeorgji), Shqiperia mori vetem nje fitore ne shtepi ndaj Gjeorgjise, ne ndeshjen e fundit te grupit. Barazime te paharrueshme jane ato me Greqi 0-0 ne Tirane, 2-2 ne Norvegji dhe 0-0 ne Letoni. Ndeshjet e tjera i humbi me rezultat te ngushte dhe per fat te keq u rendit e parafundit me 7 pike, para Gjeorgjise (5).

Boterori 2002
– Kombetarja jone ishte pjese e grupit 9 me 5 skuadra (Anglia, Gjermania, Finlanda e Greqia). Fitoi 2-0 ndaj Greqise ne Tirane me gola te Karagunis (autogol) e Fakaj, por ne 8 ndeshje pesoi edhe 7 humbje. Ne takimin e fundit u mund 2-0 ne Angli dhe u rendit e fundit me 3 pike.  

Euro 2004 – Keto eliminatore ishin te suksesshme per Shqiperine, qe nuk humbi asnje ndeshje ne shtepi, por nuk fitoi asnje ne transferte. Ne Grupin 10 me Zvicren, Rusine, Irlanden e Gjeorgjine, fitoi 3-1 me Rusine ne Shkoder dhe 3-1 Gjeorgjine ne Tirane (takimi i fundit ne kete grup), duke u renditur e parafundit me 8 pike ne 8 ndeshje.
 
Boterori 2006 – Keto eliminatore Shqiperia i nisi zhurmshem duke mundur 2-1 Greqine te saposhpallur kampione Europe dhe e mbylli ne vendin e 5 me 13 pike ne Grupin 2 me 7 skuadra (Ukraine, Turqi, Danimarke, Greqi, Gjeorgji, Kazakistan). Ndeshjen e fundit e humbi 1-0 ndaj Turqise ne “Qemal Stafa”.

Euro 2008 – Shqiperia arriti rezultate te mira ne keto eliminatore ne Grupin 7 me 7 skuadra (Rumania, Holanda, Bullgaria, Bjellorusia, Sllovenia e Luksemburgu) ku u rendit e 5 me 12 pike (2 fitore me Luksemburgun, dhe barazime me Bjellorusine e Bullgarine ne transferte. Ndeshjen e fundit e humbi 6-1 ne Rumani, gje qe u etiketua si “tradhti” ndaj trajnerit Oto Baric.    

Top Channel