France, proteste e fermereve ne Paris

16/10/2009 14:05

Fermere franceze qe protestonin kunder cmimeve te ulta per prodhimet bujqesore, ndezen zjarre ne Champs Elysee.

Ata kishin marre kashte me vete e me pas u vune flaken edhe gomave e kutive, duke shkaktuar kaos ne trafik.

Rremuja dergoi ne vendngjarje policine dhe zjarrfikesit. Protesta te ngjashme jane paralajmeruar ne te gjithe Francen. Ato jane vazhdim i protestave ne mbare bashkimin europian.

Analistet thone se ulja e cmimeve ne bujqesi eshte pasoje e recesionit global. Por per fermeret situata eshte bere e paperballueshme. Nuk po diskutojme me pagat teper te ulta, por mbijetesen thone perfaqesuesit e tyre. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA