U-15 ne Zvicer per Lojerat Olimpike

15/10/2009 10:05

Perfaqesuesja Under-15 e Shqiperise  fillon sot aventuren per Lojerat Olimpike Rinore, “Singapor 2010”. Pasi ka perfunduar pergatitjet ne Maqedoni, skuadra e trajnerit Sulejman Demollari do te marre pjese ne turneun eliminator ne Zvicres.

Ne fazen e zhvilluar gjate kesaj periudhe, drejtuesi i stolit te kuqezinjve te vegjel ka perzgjedhur edhe 18 futbollistet qe do te kete ne dispozicion.

Thuajse te gjithe lojtaret aktivizohen ne ekipe shqiptare (skuadra me e perfaqesuar eshte Partizani, me 6 elemente), ndersa vetem dy militojne jashte vendit.

Ata jane Enes Hoxha (Udineze) dhe Franc Ymeralilaj (Rodosit). Shqiperia ndeshet me 17 tetor me Lihtenshtejnin, ndersa fituesja e ketij çifti luan ne finale me fituesen e çiftit San Marino–Mali i Zi. Skuadra qe triumfon ne kete miniturne kualifikohet ne Lojerat Olimpike Rinore.

Top Channel