Tottenham ne gjurmet e Ardianos

15/10/2009 17:55

Tottenham eshte konfirmuar si nje nga skuadrat me te forta te ketij sezoni ne Premier League, por drejtuesit e formacionit te “Gjelave” kerkojne te forcojne edhe me shume organiken me nje super-lojtar.

Behet fjale per sulmuesin e Flamengos, Adriano qe mund te mberrije ne janar ne Londer me parametrat zero. Ne kontraten qe ai ka me klubin brazilian, ekziston nje klauzoje qe e lejon te shkoje pa asnje qindarke nese nje klub europian e kerkon.

Klubi i “White Heart Lane” eshte nje nga me legjendaret ne Britani dhe kjo mund ta shtyje ish interistin te vendoset ne Londer. Pervec Tottenham, ne gjurmet e tij jane edhe Benfica e Atletico Madrid. “Spurs”-at pelqejne edhe 20 vjecarin e Club Brugge, Vadis Odjidja, ndersa pista holandeze e Klaas Jan Huntelaar nuk eshte braktisur ende.

Top Channel