
Vijne shpejt momentet e keqija te Kombetares se Kuzhes. Nje fytyre e vrenjtur, qe nuk e fsheh zhgenjimin, ishte ajo e trajnerit kroat te kuqezinjve Josip Kuzhe, qe u shfaq menjehere pas perfundimit te ndeshjes Suedi-Shqiperi 4-1 ne prononcimin per “SuperSport”.
“Suedia mbase e meritoi fitoren, po ndoshta jo ne kete menyre, per si rrodhen ngjarjet, u shpreh trajneri. Ata a fituan me shume lehte perballe nesh. Goli pari na ndeshkoi, na zhgenjeu shume, por ne e morem disi veten. Goli i dyte ishte nje gabim fatal i yni. Ndersa goli i trete na demtoi shume”.
Tekniku shqiptar, i cili deri tani kishte provuar te luante vetem brenda me skuadren qe trashegoi nga holandezi Ari Han dhe mori rezultate premtuese, u desh te provonte nje humbje te hidhur si ajo e mbremjes se djeshme ne Solna. Por kroati nuk nguron te marre mbi vete pergjegjesite.
“Sigurisht te gjithe jemi fajtore, por faji me i madh eshte i imi, – sqaron Kuzhe.- Taktikisht luajtem jo keq. Deshem te benim nje ndeshje te hapur. Me kete vendosje gjithsesi luajtem mire. Rezultati 3-0 i pjeses se pare ishte shume i rende, ne pjesen e dyte nuk luajtem jo keq”.
Me pas tekniku tenton te shpjegoje udhezimet e tij pas pesimit te tre golave ne 45 minutat e para. “Donim ta mbanim ekipin te organizuar, qe te mos çoroditej. Realizuam golin e pare, kerkuam shume edhe te dytin, por duhet te pranojme, se Suedia ka nje ekip shume te mire dhe qe mundi ta zgjidhte ndeshjen”, nenvizon numri nje i pankines se Shqiperise.
Por megjithate, nje justifikim e gjen: “Fakti qe kemi humbur shume mbrojtes si Agolli, Vangjeli por pak minuta pas fillimit te ndeshjes me Suedine edhe Haxhi, beri qe te improvizonim. Ky eshte nje mesimi i mire per mua dhe per ekipin dhe ne te ardhmen duhet te permiresojme. Ne u munduam te luanim me mire sot ne mbrojtje, por ishte shume e veshtire”.
Fundi i prononcimit te teknikut kroat i kushtohet te ardhmes se tij, pasi ne shtypin kroat eshte perfolur si nje kandidature e mundshme per te zene vendin e Biliç ne krye te kombetares se Kroacise. Por Kuzhe mohon kategorish dhe thekson se ndihet mire, qe ka rinovuar kontraten deri ne fund te eliminatoreve te Euro 2012.
“Jam i lumtur qe jam te Shqiperia dhe per Euro 2012. Kemi shume pune per te bere dhe nuk eshte asgje e vertete ne lidhje me ate qe perflitet ne kombetaren kroate”, perfundon Kuzhe.
Top Channel