Kualifikohet Argjentina, Maradona fyen gazetaret

15/10/2009 10:05

Fale nje goli te Boiatti-t ne minuten e 85-te, Argjentina ka mundur Uruguajin dhe eshte kualifikuar per boterorin e Afrikes se Jugut.

Pas mundjes se Ekuadorit ne Kili, Argjentines i mjaftonte edhe nje barazim. Pas ndeshjes, trajneri Diego Armando Maradona ka fyer gazetaret duke thene fjale vulgare ndaj tyre.

“Pas fitores mund te vazhdonte te me lepini b…Me trajtuat pa respekt, si nje plehre dhe tani nuk kam ndermend ta ndaj gezimin e kesaj fitoreje me ju”, tha per gazetaret ylli i futbollit amerikano-latin, duke i kerkuar ndjese zonjave qe ndodheshin te pranishme ne konference.

“Eshte nje privilegj te shkoj me Argjentinen ne boteror. Dua te falenderoj tifozet dhe familjen time. Vetem ata. Ka njerez qe nuk e meritojne. Ia dolem mbane pa ndihmen e askujt edhe perballe nje skuadre te madhe si Uruguaji”, shtoi ish sulmuesi argjentinas qe tashme e drejton kombetaren nga stoli.   

Top Channel