Ibra & Co “festojne” deshtimin ne eleminatore

15/10/2009 17:45

Suedia nuk ka arritur te prese nje bilete per ne Boterorin 2010 por kjo nuk e ka penguar Ibrahimovic qe te festoje pas fitores 4-1 me Shqiperine.

Bashke me disa shoke te skuadres, shtatlarti i Barcelones ka bere nje dush dhe me pas eshte nisur per te festuar…ndoshta fitoren jo shume te veshtire kunder kuqezinjve. Party eshte zhvilluar ne “Cafè Opera” te Stokholmit. Sipas informacioneve, Ibra & Co kane kaluar disa ore nen zhurmen e muzikes per te nderuar trajnerin Lars Lagerback, i cili ka lene kombetaren nordike.

Te pranishem ne feste ishin edhe aktore e kengetare suedeze, ndersa Ibra mberriti bashke me Henrik Larsson rreth ores 2 te mengjesit. Rreth ores 3 jane larguar nje pjese e madhe e lojtareve, ndersa Larsson preferoi ta vazhdonte mbremjen ne nje tjeter bar, “White Room”.

FOTO GALERI
1/1
Ibra dhe shoket e skuadres shijojne eleminimin

Top Channel