Alia: Ja si na perzune nga mbledhja per murin e Berlinit

15/10/2009 22:45

Ish presidenti i fundit komunist dhe i pari i periudhes se pluralizmit politik ne Shqiperi, Ramiz Alia ka folur ne “Top Story” per momentet e ngritjes dhe rrezimit te Murit te Berlinit por edhe shume gjera te parrefyera me pare.

“Ideja e ngritjes se murit te Berlinit nuk ka lindur ne Shqiperi, ajo lindi ne Gjermani dhe pastaj eshte perhapur dhe ka qene nje veprim i perbashket i gjithe Traktatit te Varshaves te asaj kohe, pra i udheheqjes komuniste te vendeve te Europes Lindore. Ne ate kohe jemi ne kohen e luftes se ftohte kur problemet mes lindjes dhe perendimit nuk kane qene te lehta, ka patur dyndje dhe tentativa te medha nga te dyja palet per interesat e tyre. Ka patur perpejke nga ana e Gjermanise Perendimore ose nga ana e amerikane kunder Gjermanise Lindore. Ka patur edhe dyndje te gjermano-lindoreve qe perpiqeshin te kalonin ne Gjermanine Perendimore duke care Berlinin, duke kaluar nga lindja ne perendim. Ne ate kohe Berlini ishte i ndare ne kater zona, por ne fakt tre zona u bashkuan ne nje ne zonen perendimore kurse zona tjeter ishte zona sovjetike ose zona lindore. Ne pjesen lindore ishte qeveria komuniste, ndersa ne perendim bashkia e Berlinit, sepse kryeqyteti ishte Boni”, shprehet Alia.

Sipas tij, Shqiperia vazhdonte te ishte pjese e Traktatit te Varshaves, por jo pjese aktive, duke marre parasysh ngjarjet sidiomos ne konferencen e Moskes, kur Enver Hoxha foli hapur kunder Bashkimit Sovjetik dhe nderhyrjeve ne Shqiperi. Sipas Alise, Shqiperia u vu ne dijeni qe duhej te behej nje mbledhje e udheheqesve te te gjitha vendeve te Traktatit te Varshaves qe do te behej ne Moske dhe ftoheshin ne ate mbledhje qe te vinte sekretari i pare i partise, Enver Hoxha dhe Kryeministri Mehmet Shehu.

“Thashe se nuk u vume ne djeni per murin, por se do behej nje mbledhje per te diskutuar rreth sigurise se vendeve te Traktatit te Varshaves. Ndersa ne Moske mbledhja iu kushtua ceshtjes se murit te Berlinit. Efektivisht eshte e vertete qe Enver Hoxha nuk shkoi ne kete mbledhje, atje nuk shkoi as Mehmet Shehu. U autoriziova une ne emer te partise qe te kryesoja delegacionin ne kete mbledhje dhe une bashke me ministrin e Jashtem, Behar Shtylla dhe nje grup keshilltaresh kam shkuar ne Moske. Kjo ka qene ne vitin 1962. Kam shkuar ne Moske, atje na priten nga ana e sovjetikeve. Nuk me kujtohet ekzaktesisht dhe na cuan drejt ne hotel. Te nesermen ne oren 10 behej mbledhja ne Kremlin, ne te njejten salle ku ishte bere mbledhja e partive. Kur une dhe delegacioni hyme ne sallen Gjeorgjevski na priten dhe na treguan vendin ku duhet te uleshim. Mbledhja ishte nje kuadrat dhe tavolina jone ishte e para sipas alfabetit. Ne krye ishte Hrushovi. Ne ishim ne krahun e djathte te tij ne kend. Kur hyra une ishte Teodor Zhivkovi i Bullgarise, meqenese njiheshim u pershendetem. Dhe u ulem ne vend, ne fund erdhi edhe Hrushovi. Kur Hrushovi tha: hapim kete mbledhje e udheheqesve te vendeve socialiste, u ngrit Ulbrihti, ai ishte sekretari i pergjithshem i Partise Komuniste te Gjermanise Lindore qe ishte i interesuari direkt sepse Hrushovi tha se do te diskutojme per murin e Berlinit sipas kerkeses”, pohon ish drejtuesi i larte komunist.

“U ngrit Ulbriht dhe tha: Shoku Hrushov, jemi mbledhur ketu dhe shikoj qe te gjithe sekretaret e pare kane ardhur por shikoj qe s’ka ardhur Enver Hoxha. Hrushovi menjehere m’u drejtua mua. Shoku Alia ku eshte Enveri? I thashe une se Enver Hoxha nuk erdhi ne mbledhje se ishet pa qejf. Ai ishte shendoshe e mire. Por duhet ta them me perpara se pse s’vajti. Ishte prolem sigurie. Kishte nje mundesi qe ndaj tij te behej ndonje atentat ndonje veper per eleminimin e tij. Kjo ishte bazuar mbi fakte mbi ate qe ndodhi dy vite me pare”, shton Alia. “Ai pyeti pse s’erdhi Mehmet Shehu dhe i thashe qe edhe ai s’ishte mire prndaj udheheqja vendosi keshtu dhe nisi nje debat mes meje dhe tij me fjale. Ai thote qe ne e dime qe t’i nuk je sekretari i pare, por thashe une s’jam por jam perfaqesues i PPSh-se dhe kam tager qe te perfaqesoj Partine e Punes dhe te firmos cdo lloj vendimi per te cilin partia jone do te jete pergjegjese. Por kjo s’mjafton tha, duhet sekretari i pare. Ne ate kohe ngrihet nje tjeter, ishte Derzhi i Rumanise dhe ai iu drejtua Hrushovit dhe i tha se ky delegacion nuk eshte delegacioni shqiptar, s’duhet te qendroje. Perfundimisht Hrushovi me drejtohet mua dhe thote: Shoku Alia, i degjove shoket, ata thone te ikesh. Ata thone por une s’iki i thashe sepse une kam ardhur te perfaqesoj partine time. Atehere ata ndenjen dhe shikonin njeri-tjetrin”, shtoi Alia, sipas te cilit, mbledhja u shty per te nesermen.

“E verteta eshte se ne nuk e morem vesh menjehere se do te ngrihej muri i Berlinit. Kur e morem vesh natyrisht ne u habitem qe arriti puna deri ne kete grade sa te vihej nje mur ne nje qytet dhe na u duk e cuditshme se si mund te mbrohet nje qytet duke vene nje mur”. Ne vijim Alia foli per qendrimin e Shqiperise ne lidhje me ngritjen e murit por shtoi se jane respektuar disa vlera ideologjike dhe kombetare. “Per 40 vjet Shqiperise nuk i ka ndodhur asnje gje e keqe dhe ka qene pushteti popullor me Partine e Punes qe ka mbrojtur kete. Ne nuk hezituam te nxirnim jashte kufijeve floten ruse ne Vlore kur ne e konsideruam se ajo perbente nje rrezik per sigurine kombetare”, theksoi Alia. Ne vijim te bisedes ai tha se nuk eshte ne dijeni te marreveshjes me Greqine per ujerat territoriale, por shtoi: “jo me qindra kilometra, por edhe me nje mer katror te jete e vertete, eshte krim kombetar dhe nuk duhet ta aprovoje as Kuvendi as qeveria jone”.

“Kur kemi vendosur marredheniet diplomatike me Greqine ka qene viti 1987, ka qene minister i Jashtem Papulias qe sot eshte president i Republikes se Greqise dhe mbaj mend qe kur e kam pritur Papuliasin heren e pare apo te dyte. Papulias me komunikoi: zoti president, ju njoftoj se Qeveria Greke e hoqi ligjin e luftes mes Greqise dhe Shqiperise. Natyrisht ishte nje gezim nje kenaqesi e madhe dhe ja shpreha atij direkt se kjo i hap rrugen marredhenieve te ngushta mes dy popujve tane sepse kemi shume gjera te perbashketa, intereasa te medha nje te ardhme te perbashket. Kam mbetur i mahnitur kur kam marre vesh se gjendja e luftes vazhdon akoma sepse nuk e ka aprovuar vendimin parlamentin grek. Une kam patur diskutim miqesor me nje ambasador grek dhe i thashe se kam mbetur i ofenduar sepse kur Papulias me tha keshtu une e besova se eshte hapur rruga per te zgjidhur te tera problemet qe kemi ne me Greqine midis te tjerave edhe me problemin cam, problemin e pasurive te tyre. Ai me shpjegoi se se parlamenti se ka bere sepse asnje qeveri nuk ja kerkoi. Pra marredheniet tona me Greqine nuk mund te jene miqesore dhe vellazerore sic duhet te jene nese mes dy vendeve tona nuk ka qartesi. C’do bejme, do luftojme? Ne NATO dhe ne gjendje lufte, anakronike?”, shtoi Alia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA