U-21, kombetarja humbet 4-2 me Bjellorusine

14/10/2009 20:45

Vetem 25 minuta ka rezistuar kombetarja shqiptare U-21 perballe Bjellorusise, e cila ka fituar me rezultatin 4-2 nje ndeshje te vlefshme per eliminatoret e kampionatit evropian te 2011.

Kuqezinjte e drejtuar nga Artan Bushati e humben ndeshjen qe ne 45 minutat e para, pasi 3 gola te bjelloruseve u shenuan ne 20 minutat e fundit te kesaj pjese.

Nekjaçik, Voronkov dhe Skavish ishin autoret e golave ne kete fraksion te lojes, nderkohe qe ne pjesen e dyte, Voronkov shenoi golin e katert per skuadren e tij dhe te dytin personal.

Skuadra shqiptare reagoi shume vone, megjithate arriti te shenoje dy gola ne minuten e 74 dhe 77 me ane te Januzit dhe Hyses.

Kombetarja shqiptare U-21 pesoi humbjen e katert ne pese ndeshje, pas atyre me Skocine e Austrine, duke mbetur e parafundit me vetem me tri pike, fale fitores me Azerbajxhanin ne “Niko Dovana”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA