Skela: Ja perse refuzova Mynih 1860

14/10/2009 08:40

Vetem pak ore pasi “dribloi” Mynih 1860 dhe firmosi per TuS Koblenc, Ervin Skela zbulon arsyet e ketij vendimi.

Per gazeten “Abendzeitung”, mesfushori i Kombetares shqiptare theksoi arsyet qe e shtyne t’i bashkohej “kolonise” shqiptare qe luan ne skuadren e drejtuar nga Uve Rapolder. “Do te me pelqente shume qe te behesha pjese e 1860-es, por klubi asnjehere nuk me dha te kuptoja se kishin seriozisht nevoje per sherbimet e mia”, deklaroi Skela.

“Me duhet te theksoj se Koblenci u mundua me shume se skuadra nga Mynihu. Nje tjeter arsye perse mora kete vendim ishte se njihem prej kohesh me trajnerin Rapolder, me te cilin kam marredhenie shume te mira. Ne te kaluaren me te kemi arritur rezultate te kenaqshme”.

Trajneri Evald Linen vazhdon te kembengule se Skela e shfrytezoi interesimin e Mynih 1860 per te rritur oferten e Koblencit. Pavaresisht kesaj akuze, vlonjati pritet te debutoje ne Bundesligen II gjermane ne fundjave.

Top Channel