Shqiperia, zhgenjim ne Suedi

14/10/2009 23:05

Kombetarja shqiptare eshte mundur 3-1 nga Suedia e Lagerbak dhe zbret ne vazon e 5, qe do te thote se ne eleminatoret e ardhshme do te kemi ne grup 4 skuadra te forta nderkohe qe perfaqesuesja jone do te shihet si ekipi qe mund ti merren lehte piket.

Pas dy ndeshjeve te mira nen drejtimin e Kuzhes, u duk se edhe ne Stokholm kuqezinjet do te benin te njejten gje, por ndodhi e kunderta.

Ne minuten e 6 Melberg i harruar nga mbrojtja jone kalon vendasit ne avantazh, duke dhene sinjalet e nje goleade. Perfaqesuesja jone jo vetem qe tregohet e pafuqishme te reagoje, por kemi dhe luksin te ndihmojme suedezet ne shenimin e golit te dyte.

Mosmarreveshja mes Canes dhe Dallkut i jep mundesine Berg te dyfishoje rezultatin ne minuten e 40. Vetem 2 minuta me pas serish nga nje goditje standarte, Melberg edhe kete here i lene ne harrese trefishon rezultatin.

Ne pjesen e dyte ndryshon loja, jane kuqezinjte qe mesa duket ne pushim te ndeshjes i ka zgjuar trajneri Kuzhe qe hidhen ne sulm ne kerkim te golit. Nuk vonon dhe ne te 56 minute, Salihi shenon golin e pare per kombetaren tone. Pas ketij momenti, loja behet me emocionuese, Suedia krijon raste te tjera shenimi dhe gjejne golin e katert ne minuten 86 me Svenson, nderkohe qe lojtaret tane nuk arriten me te shenonin ne porten e Larsson.

Ka perfunduar keqas aventuar e kombetares shqiptare ne eleminatoret e boterorit Afrika e jugut 2010, nderkohe qe edhe Suedia e sheh veten jashte ketij kompeticioni.

Portugalia e Kueiroz ka shkaterruar 4-0 Malten, duke qendruar ne vendin e dyte ne grup, gje e cila i siguron asaj pjesmarrjen ne fazen play off, shpresa e fundit per te shkuar ne boteror.

Top Channel