Gjigandi bankar amerikan “JP Morgan Chase” ka konstatuar se fitimet e tij mes muajve korrik dhe shtator kane qene me te mira nga sa ishte parashikuar.
Banka e dyte per nga madhesia ne SHBA pati nje fitim neto prej 3.6 bilione dollaresh, krahasuar me 527 milione te fituar ne te njejten periudhe te vitit 2008.
Nje performance e fuqishme e sektorit te investimeve ne kete banke beri qe te menjanoheshin humbjet e shkaktuara nga dhenia e huave per konsumatoret.
Lajmi ne fjale ka ndikuar pozitivisht ne bursat nderkombetare, te cilat kane pare te rriten piket e tyre.
Keshtu, Dow Jones ka arritur te fitoje 110 pike, duke e cuar treguesin e saj ne 10 mije. Rritje pesuan edhe bursat evropiane.
Ne Londer FTSE fitoi 100 pike, ne France CAC fitoi 40, ndersa ne Gjermani Dax pesoi nje rritje prej 2 perqind.
Po ashtu rritje pesuan edhe aksionet e bankave te tjera si per shembull Barclays, aksionet e te ciles u rriten ne 6.6 perqind, Societe Generale ne 4.7% dhe Detusche Bank ne 4.2 perqind.
Top Channel