Nje gjykate ne Rusi mori vendim kunder nipit te ish-udheheqesit sovjetik, Jozef Stalin, qe kishte ngritur padi per shpifje ndaj nje gazete liberale.
Jevgen Dzhugashvili, pretendonte se gazeta e kishte diskretituar Stalinin, kur kishte thene se ish udheheqesi urdheroi personalisht vrasjen e mijera njerezve.
Sipas BBC, vendimi i gjykates eshte nje fitore e rralle per liberalet ne betejen mbi trashegimine e Stalinit.
Gjate viteve te fundit, Kremlini i ka shmangur kritikat ndaj ish udheheqesit dhe ka kerkuar qe te perqendrohet ne arritjet e tij ne kthimin e Bashkimit Sovjetik ne nje superfuqi.
Mbeshtesit e gazete liberale, Novaja Gazeta, e mirepriten vendimin e gjykates, duke thene se e verteta historike kishte triumfuar mbi perpjekjet per te mbuluar trashegimine e pergjakshme te Stalinit.
Ata e kane quajtur kete nje fitore te rendesishme per lirine e shprehjes.Por avokatet e zotit Jevgen Dzughashvili thone se do te vazhdojne perpjekjet e tyre, sic u shprehen, per te pastruar emrin e Stalinit.
Top Channel