
Shqiperia zbarkoi ne Suedi dhe menjehere eshte perballur me kushtet e veshtira atmosferike te shtetit nordik.
Reshje te dendura debore dhe temperatura shume te uleta, te cilat e veshtiresojne edhe me shume paraqitjen e kuqezinjve ne stadiumin “Rasunda” te Solnas, bashki ne metropolin e Stokholmit. Objektivi eshte marrja e nje rezultati pozitiv, por edhe te thyhet tabuja e ndeshjeve jashte fushe ne eliminatoret e Boterorit 2010. Deri me tani, Kombetarja nuk ka shenuar asnje gol larg “Qemal Stafes”.
Ky eshte edhe nje test per Josip Kuzhene: statistikat tregojne se ne pese ndeshjet qe ai ka drejtuar skuadren, kuqezinjte kane arritur te shenojne gjithmone. Skema qe trajneri pritet te paraqese eshte 4-2-3-1, nje modul loje me te cilin kroati ka arritur rezultate mjaft te kenaqshme. Me kete rreshtim duket se 56-vjecari arrin te marre maksimumin nga skuadra, madje dy paraqitjet e fundit (miqesorja e fituar 6:1 me Qipron dhe barazimi 1:1 me Danimarken) i kane entuziazmuar te gjithe.
Porta do t’i besohet serish Samir Ujkanit, ndersa Dallkut, Curri dhe Canes ne mbrojtje do t’i shtohet edhe i rikthyeri Altin Haxhi. Pas punes se diferencuar ne miqesoren me Grojther Furth, gjirokastriti 34-vjecar eshte ne gjendje optimale per te luajtur perballe Suedise. Klodian Duro do te vazhdoje te luaje ne rolin e ri perpara mbrojtjes, perkrah Ervin Bulkut.
Ashtu si ne sfiden me Danimarken, elbasanasi ka vetem detyra difensive dhe do te jete ndertuesi i pare i aksioneve te kuqezinjve. Nje tjeter siguri ne vendosjen e re taktike eshte aktivizimi i Hamdi Salihit, ne rolin si sulmues i fshehur nga krahu i djathte. Skela vazhdon te jete “truri” i skuadres ne qender, ndersa ne krahun e majte ka balotazh ndermjet Jahmir Hykes dhe Gilman Likes. Erjon Bogdani do te jete sulmues i mirefillte, por ashtu si eshte pare edhe ne ndeshjet e meparshme, kjo skeme premton nje Shqiperi ofensive.
Top Channel