Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar per BBC se Rusia e pranon rrezikun qe vjen nga Irani.
Ne perfundim te turit te saj ne Evrope, Clinton ka deklaruar se lideret ruse i thane asaj jashte kamerave se jane gati te veprojne nese Irani nuk permbush detyrimet e tij.
“Ne 6 muajt e fundit Rusia ka bere nje ndryshim te ndjeshem te qendrimit te saj ndaj rrezikut qe perben Irani. Lideret ruse kane pranuar se eshte e nevojshme te reagohet nese diplomacia deshton”, ka deklaruar Clinton.
Ajo ka shtuar me tej se sanksionet jane opsioni me i mire per t’i bere presion Iranit, nese ai nuk pranon te ndale programin e pasurimit te uraniumit, tani qe u zbulua edhe ekzistenca e nje centrali tjeter.
Nga ana e tij Teherani mohon pretendimet e Perendimit se po perpiqet te ndertoje bomben berthamore nen petkun e nje programi per qellime paqesore.
Top Channel