
Autoritetet iraniane kane hapur nje ceshtje ligjore ndaj klerikut reformist Mehdi Karroubi, lidhur me deklaratat e bera prej tij pas protestave post-elektorale.
Lajmin e bejne te ditur mediat iraniane, sipas te cilave Karroubi ka deklaruar se disa nga mbeshtetesit e tij, te arrestuar pas protestave mbi zgjedhjet presidenciale ku ai ishte kandidat, kane pesuar abuzime ne burg.
Ceshtja do te shqyrtohet ne gjykaten fetare. Prokurori i Teheranit, Abbas Jafari Dolatabadi ka deklaruar se Karroubi ka qene nje klerik dhe deklaratat e tij duhen studiuar ne nje gjykate speciale.
“Disa persona jane thirrur ne gjyq per kete ceshtje”, ka pohuar prokurori.
Nga zgjedhjet presidenciale doli fitues presidenti Mahmoud Ahmadinejad, por rivalet e tij pretenduan se procesi ishte manipuluar.
Top Channel