Franca, mbetje toksike ne Siberi
13/10/2009 09:35
Franca shkarkon cdo vit ne menyre ilegale sasi te medha uraniumi te varferuar ne stepat e Siberise se larget.
Lajmi u dha fillimisht nga “Liberation” dhe me pas u pasqyrua gjeresisht edhe nga mediat e tjera.
Gazetat shkruajne se ne afersi te nje qyteti te vogel Siberian ekzistojne te pakten 100 tone uranium i varferuar, mbetje te centraleve berthamore franceze, te cilat jane hedhur ne siperfaqen e tokes. Ne qytetin Siberian jetojne rreth 30 mije banore.
Prej vitit 1990 mbetjet dergohen 8 mije kilometra larg Frances, nderkohe zyrtaret nuk pranojne te prononcohen.
Ne Rusi ndodhen dy miliarde tone mbetje toksike dhe nuk ka asnje menyre shpetimi prej tyre.
Top Channel