Zapatero, neser vizite ne Shtepine e Bardhe

12/10/2009 21:10

Kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero do te zhvilloje neser ne Shtepine e Bardhe takimin e pare me nje president amerikan.

Kreu i qeverise spanjolle, te cilin George W. Bush nuk e kishte ftuar kurre ne Uashington, do te pritet nga presidenti Barack Obama.

Per pese vjet, qe nga ardhja ne pushtet te socialisteve ne mars te vitit 2004, marredheniet mes Shtepise se Bardhe dhe Monkloas, rezidenca e kryeministrit spanjoll, ishin ngrire per shkak te terheqjes se njeanshme te trupave te Spanjes nga Iraku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA