Partia Socialiste ngre serish shqetesimin ne lidhje me liberalizimin e vizave dhe permbushjen e standarteve ne kete drejtim.
Ajo denoncon perpjekjet e qeverise per t’ia faturuar opozites deshtimin ne kete proces dhe deputeti Ilir Gjoni thote se nga vleresimi qe i ka bere udherrefyesit te liberalizimit te vizave qe perfshin ceshtjet e rendit publik dhe sigurise rezulton se asnje nga masat e parashikuar per t’u zbatuar gjate muajit shtator nuk eshte realizuar.
“Nuk eshte zbatuar plani i veprimit kunder trafikut te droges, nuk eshte zbatuar strategjia sektoriale dhe plani i veprimit”, u shpreh Gjoni.
Deputeti Ilir Gjoni thote se nuk jane implementuar ende plotesisht rekomandimet e Keshillit te Europes per ceshtjet e korrupsionit.
PS thote se kjo situate nuk mund te ndryshoje me kete qeveri sepse kryeministri duhet te ndeshkoje disa ministra sic thote deputeti Gjoni dhe ne fund edhe vetveten prandaj sipas tij roli i opozites sot eshte me vendimtar se kurre.
Top Channel