
Shtohen rastet e vetevrasjeve ne Qarkun e Elbasanit. Nje 22-vjecare nga fshati Perparim, i komunes me te njejtin emer, i ka dhene fund jetes se saj duke u vetevrare me armen e sherbimit te te vellait, efektiv i Burgut te Peqinit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur gjate paradites se djeshme ne nje nga lagjet veriore te ketij fshati.
Sipas burimeve te policise se Peqinit, 22-vjecarja Matilda Sullafi, eshte vetevrare me nje plumb, i cili e ka prekur ne pjesen e kokes.
Vajza eshte gjetur e pergjakur nga te afermit, te cilet e kane transportuar me urgjence per ne spital, por cdo perpjekje ka qene e kote.
Ajo nuk ka mundur t’i mbijetoje plages qe ka marre dhe ka nderruar jete pak ore me pas.
Sipas burimeve zyrtare te policise mesohet se 22-vjecarja eshte veteqelluar me nje plumb ne pjesen e majte te ballit gjate kohes qe ishte duke qendruar e vetme ne banesen e saj.
Te njejtat burime sqarojne se gjate deshmive te dhena para hetuesve, te afermit e viktimes kane pohuar se vajza e kishte paralajmeruar vetevrasjen prej disa ditesh, pas nje gjendjeje te renduar depresive.
Sipas policise e reja ka perdorur armen e sherbimit te vellait te saj, efektiv i sherbimit policor te Burgut te Peqinit.
Policia ka marre ne pyetje vellain e viktimes, nderkohe qe ende nuk ka dale zyrtarisht ne konkluzion per shkaqet e kesaj vetevrasjeje.
Top Channel