Euro tenton te kape vleren rekord te vleresimit ndaj lekut. Te henen ne tregun e lire valutor, nje euro eshte blere per 137.3 leke dhe eshte shitur per rreth 138 leke.
Tregtaret thone se ne tregun e brendshem ka rritje te kerkeses per monedhen europiane. “Individet kerkojne te kthejne llogarite e tyre nga euro ne leke dhe bankat po futen vete te blejne euro per klientet e tyre”, deklaron specialisti Valter Vasku.
Te tjera agjenci te kembimit valutor thone se zhvleresimi i lekut po ndodh per shkak te kerkeses se larte te ketyre diteve nga biznesi per valuten europiane.
Po nese nevoja e tregtareve kete periudhe te vitit eshte nje fenomen i perseritshem cdo vit, sipas kambisteve terheqja e individeve per me shume euro eshte ngjarje e kushtezuar nga rrethanat aktuale.
Qe pas mbylljes se sezonit turistik, leku eshte zhvleresuar vazhdimisht ndaj euros, sa ne mesin e muajit shtator arriti shifren rekord kur 1 euro u kembye per 140 leke, duke e futur perkohesisht ne panik tregun.
Por u desh nderhyrja e guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe ministrit te Financave per te rikthyer qetesine.
Megjithate, leku tenton te zhvleresohet dhe tregtaret ende e kane te paqarte ecurine e krusit te kembimit ne ditet ne vijim.
Top Channel