Ne Tirane, Korce, Shkoder, Gjirokaster, Vlore, Elbasan dhe Durres jane hapur sot universitetet, ku 120 mije studente jane ulur ne auditore ndersa 30 mije prej tyre jane studente te rinj. (UPDATE)
Nderkohe sot del ne qarkullim edhe formulari i trete qe u jep mundesi te rregjistrohen te gjithe maturantet qe nuk paten mundesi te regjistrohen me dy formularet e pare.
Me formularin 3 do te plotesohen vendet bosh qe kane mbetur per cdo dege ne te gjithe univeristetet. Nderkohe qe jane regjistruar per te ndjekur studimet edhe 800 studentet e Vlores te cilet kishin mesataren nen 6.
Ne Korce jane rreth 4200 studente qe do ndjekin arsimin e larte ne universitetin “Fan Noli” nderkohe qe nje fakultet turizmi sapo eshte vene ne funksionim ne qytetin e Pogradecit.
Universiteti i Elbasanit ka gjithsej 14 000 studente. Per here te pare fillojne mesimin 2970 studente. Kete vit jane shtuar dhe dy dege te reja ne kete universitet, ai i edukimit fizik dhe informatika.
Te gjitha ambientet jene rikonstuktuar. Te gjitha deget jane te pajisura me laboratore perkates.
Edhe Universiteti i Gjirokastres ka nisur funksionimin duke pranuar edhe dis qindra studente te rinj.
Ne Vlore gjithashtu ka nisur edhe procesi i regjistrimit te studenteve qe nuk pranoheshin te regjistroheshin.
Eshte hapur edhe universiteti i Lushnjes dege e universitetit bujqesor, por studentet dhe pedagoget kete vit hasin veshtiresine e mungeses se ambienteve.
Ne Kukes ka nisur normalisht universiteti ekonomik nderkohe qe nuk eshte hapur ende filiali i universitetit te Durresit ne qytetin e Peshkopise.
Ne Shkoder, universiteti “Luigj Gurakuqi”, nje nga me te vjetrit ne vend ka nisur normalisht aktivitetin.
Top Channel