Trajneri Duro: I kenaqur me ecurine

12/10/2009 09:10

Besa (vendi i dyte, 14 pike) nuk ka humbur asnje takim ne gjashte javet e para. Takimi i radhes i kavajasve eshte ai kunder Flamurtarit ne Vlore.

Trajneri Shpetim Duro beson fort te kjo skuader. “Jam i kenaqur me ecurine e ekipit. Besa eshte ndertuar per te fituar”, pohon tekniku i kavajasve, i cili ne krye te kesaj skuadre ka bere nje pune te shkelqyer e cila reflektohet edhe nga renditja e Beses ne tabelen e klasifikimit, ne vendin e dyte pas Dinamos kryesuese.

Duro flet edhe ne lidhje me rivalitetin per titullin ne kete sezon. “Rivalet? Dinamo eshte kundershtarja me e forte. Apolonia ka ne perberje te saj lojtare cilesore.

Tirana do te rikthehet, shprehet trajneri. Defektet e Beses eshte finalizimi jo i sakte. Mbrojtja? Kemi pesuar vetem nje gol, jemi shume te forte”. Ndeshja e radhes per Besen do te jete kunder Flamurtarit
 

Top Channel