Ne adrese te Partise Socialiste, ka mberritur edhe nje thirrje tjeter per t’i dhene fund bojkotit dhe per t’u futur ne parlament.
Kete here nuk eshte vetem kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, por edhe kryetari i senatit kanadez, Noel Kensela, prania e te cilit ne Tirane shenon viziten e pare te nje niveli te tille ne Shqiperi.
“Ne perdorim fjalen parlament e cila vjen nga gjuha frenge qe do te thote ‘me fol’. Nje nga kushtet per te folur eshte prania ne Parlament. Si Kryetar parlamenti une inkurajoj te gjithe anetaret e tij te vine dhe te flasin ne Parlament“, tha Kensela.
Ndersa Topalli theksoi se deputetet e opozites do te kene te gjitha hapesirat qe lejon kushtetuta, ligji dhe gjithe fleksibiliteti i Kryetares se Parlamentit per t’i respektuar ne detyren e tyre.
Zonja Topalli u pyet nga gazetaret edhe per nismen ekstraparlamentare te Partise Socialiste, qe nepermjet 20 mije firmave nga zgjedhesit t’i coje mazhorances per shqyrtim ne parlament, nje projektligj qe kerkon hapjen e kutive te votimit.
“Ne baze te kushtetutes dhe te ligjit nuk ka nevoje qe t’i lodhin fare shqiptaret.Mjafton inisiativa e nje deputetit per t’u shqyrtuar ne Parlament. Rruget kushtetuese, rruget ligjore respektohen ne Parlament“, theksoi Topalli.
Top Channel