Tirane, grabitje me arme ne “Don Bosko”

12/10/2009 08:34

Nje grabitje me arme  ka ndodhur dy dite me pare ne rrugen “Don Bosko” ne Tirane, ku hajdutet kane mundur te marrin rreth 5 mije euro.

Dy persona te armatosur me nje pistolete dhe te maskuar me kapele kane hyre ne dyqanin e Olsen Metajt, duke marre gjithe parate qe ndodheshin aty.

Ngjarja ka ndodhur sapo roja ka hapur dyqanin e lojerave te fatit, rreth ores 08.30 te mengjesit te se shtunes, kur ne rruge nuk kishte shume kalimtare.

Duke perfituar nga kjo, dy grabitesit, qe sipas deshmise se te demtuarit 25-vjeçar jane te moshes 20-25 vjeç, kane hyre ne dyqan, duke mbajtur kapele dhe syze.

Kane pare perqark, e kur jane siguruar se i zoti i dyqanit ishte vetem, kane nxjerre nje pistolete dhe i kane kerkuar parate qe mbante ne arke.

Menjehere, 25-vjeçari ka dorezuar parate, e ata, sapo i kane marre jane larguar me shpejtesi mes rrugicave.

I demtuari ka njoftuar sherbimet e policise dhe ne vendngjarje kane mberritur sherbimet e Komisariatit Nr. 3, te cilat kane kryer veprimet paraprake dhe me pas ia kane lene ne dore hetimin seksionit kunder vjedhjeve me arme dhe shkaterrimit te prones.

Sipas te dhenave policore, per kete ngjarje jane shoqeruar disa persona, por ende nuk jane zbuluar autoret e saj dhe nuk eshte bere dokumentimi i plote i kesaj vepre penale.

Top Channel