
Nje vjedhje ne banese, eshte regjistruar mengjesin e djeshem ne qytetin e Lushnjes, ku hajdutet kane mundur te marrin prej aty 12 mije euro.
Ngjarja eshte denoncuar nga i zoti i shtepise, Bujar Gjyla, banor i lagjes “Xhevdet Nepravishta”.
Ai ka deklaruar ne polici se se bashku me familjen e tij nje nate me pare nuk ka qene ne banese, nderkohe qe kur eshte kthyer paraditen e se dieles ka konstatuar se i mungonte shuma e eurove qe kishte fshehur ne raftin e komodines.
Burimet policore te Komisariatit te Lushnjes tregojne per gazeten “Shqip” se Gjyles i eshte vjedhur nje shume prej 12 mije eurosh.
“Nuk ndodhej asnje nga familjaret e mi ne banese, pasi ishim per vizite te te afermit. Banoj ne katin e 9-te te nje pallati te ri”, keshtu mesohet te kete thene per policine i demtuari Gjyla.
Policia ka shkuar prane baneses se tij dhe pas keqyrjes se saj ka raportuar se vjedhja eshte kryer pa thyerje.
Kjo ka bere qe policia te mendoje se autoret mund te kene hyre nga vendpushimi i shkalleve te katit te nente, nga ku lehtesisht hyn ne korridorin e jashtem te shtepise.
Po ashtu burime nga policia tregojne se vjedhja mund te jete kryer edhe nga ndonje person qe dinte menyren sesi mund te hyhej ne banese.
Grupi hetimor po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve te ngjarjes.
Top Channel