Lorenzo-Rossi, akti i parafundit ne Australi

12/10/2009 19:15

Philipp Island eshte cirkuiti i radhes ne te cilin do te zbresin mosketieret e Moto GP ku padyshim, ne qender te vemendjes eshte dyshja Rossi-Lorenzo.

Nje piste qe duhet shijuar deri ne kthesen e fundit pas asaj te Estoril ku pilotet nuk ndihen shume komode. I vjetri perballe te riut, eksperti perballe talentit, te dy ne nje skuderi, madje shpesh here ka pasur edhe polemika mes tyre, por fjalen e fundit do ta thote pista.

“Vendi i dyte ka qene objektivi im gjate gjithe sezonit dhe shpresoj ta konfirmoj kete ne Philipp Island”, shprehet Lorenzo, i cili mesa duket kerkon te fshehe gjurmet. “Australia ka nje piste qe me pelqen dhe bashke me Mugello-n jane dy nga cirkuitet qe me terheqin me shume. Vitin e shkuar nuk arrita te hipja ne podium por kujtoj garen e vitit 2007 kur fitova me 20 sekonda avantazh. E gjithe skuadra ime eshte optimiste per rezultate te rendesishme ne dy javet e fundit”, shprehet Lorenzo.

Nga ana tjeter, “Doktori” kerkon te ruaje qetesine per te fituar boterorin e nente ne karriere. “Ne kete piste nuk fitoj prej shume kohesh. Une e dua kete piste sepse kam kujtimet me te mira te karrieres, prandaj dua te arrij ne maksimumin e formes ne kete gare”, shprehet Rossi.

Top Channel