Kupa e Shqiperise, turi i pare me 21 tetor

12/10/2009 09:20

Tani vjen momenti qe te  gjithe ta marrin seriozisht impenjimin e tyre ne garen per te fituar trofeun e dyte per nga prestigji ne  futbollin shqiptar ne nje edicion, Kupen e Shqiperise.

Pas 10 ditesh pergatitet te filloje edhe turi i pare i Kupes, pikerisht diten e merkure, me 21 tetor. Pas dy tureve paraeliminatore, ku moren pjese vetem skuadra te Kategorise se Dyte, ne turin e pare do te marrin pjese 32 skuadra, 12 nga Kategoria Superiore, 16 nga Kategoria e Pare dhe 4 nga Kategoria e Dyte (fitueset e çifteve ne eliminatore).

Çiftet do te ndahen sipas nje skeme te paracaktuar, te renditura ne çdo kategori, sipas numrave tek dhe çift ne renditjen e sezonit te kaluar. Trofeun e fundit ne kete kompeticion e ka fituar Flamurtari, i cili u impenjua gjate muajit korrik ne Europa League, ku zhgenjeu ndaj Madheruellit.

Top Channel