India: Nuk e kthejme Nene Terezen

12/10/2009 15:55

Kerkesa e Shqiperise per eshtrat e Nene Terezes po shkakton reagime ne Indi.

Institucionet katolike kerkojne qe qeveria indiane te konsultohet me Misionaret e Bamiresise, urdhri i themeluar nga Nene Tereza ne Indi.  

Ne oborrin e selise qendrore te misionit ne Kalkuta ndodhet e varrosur Nene Tereza, e cila vdiq ne Kalkuta ne vitin 1997.  

Agjencia “Express India” shkruan se zedhenesja e ketij misioni nuk komenton, duke thene se asnje zyrtar nuk eshte lidhur me misionaret ne Kalkuta per kete ceshtje.

Por me te ashpra jane qendrimet e politikes.  Sipas sekretarit shteteror ne Kalkuta Ardhendu Sen, nuk ka shume gjasa, per te mos thene e pazakonte, qe qeveria te jape eshtrat e Nene Terezes.

 “Per sa kohe qe ata pra shqiptaret kane qene komuniste dhe nuk e pranonin Nene Terezen, – thote publicisti Sunil Gangopadhyay,-  tani kerkesa e tyre duhet hedhur ne koshin e mbeturinave”. 

Ndersa  te tjere kane thene se perderisa Nene Tereza punoi gjate jetes se saj ne Indi, dhe ishte nje qytetare indiane si mund ta pretendojne nje gje te tille. Nje prodhues filmash madje shprehet i cuditur se kjo eshte nje kerkese zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA