Rreth 100 vende qe jane ne fazen e zhvillimit do te fillojne te marrin vaksinen kunder gripit te derrit ne fillim te nentorit.
Miliona doza te vaksines kunder virusit A/H1N1 po u dhurohen kompanive farmaceutike, ben te ditur Organizata Boterore e Shendetesise.
Nje grup vendesh te pasura kane rene dakord per t’u dhuruar 10 per qind te rezervave te tyre me vaksine vendeve te varfera.
Te dhenat e fundit te raportuara nga OBSH tregojne se mbi 4500 persona kane vdekur ne te gjithe boten nga gripi i derrit.
Ndersa shumica e qindra mijera personave te prekur nga ky virus ne te gjithe globin kane vuajtur vetem simptomat e mesme te tij.
Disa vende si Kina, Australia dhe Shtetet e Bashkuara kane filluar te aplikojne vaksinimin ne mase pasi shkencetaret gjeten vaksinen anti-virus.
Top Channel