Gerdeci, terhiqet Delijorgji

12/10/2009 15:15

Gjyqi i Gerdecit eshte shtyre serish, per mungese avokatesh, por kete radhe gjykata e ka vendosur seancen e radhes pas dy ditesh, per t’i dhene mundesine avokates se zgjedhur kryesisht te njihet me 80 mije faqet e fashikujve te prokurorise. (UPDATE)

Ne seancen e radhes, u terhoqen te gjitha kerkesat e bera nga te pandehurit per gjykim te shkurtuar, pervec atij te gjeneral, Agim Lales.

Avokatet e gjeneralit thane se kerkojne gjykim te shkurtuar, pa pranuar fajesine e klientit te tyre. Cka do te thote nje gjykim me pak seance per ish-gjeneralin Lala, i vecuar nga grupi i te pandehurve te tjere. Ish – gjenerali Lala, ka patur detyren e zevendes shefit te Shtabit te Pergjithshem te ushtrise shqiptare.

Nderkohe qe Mihal Delijorgji, qe perfaqesohet ne proces me avokatin e tij Maksim Haxhija eshte terhequr nga kjo kerkese qe ne momentin qe ka kerkuar pavlefshmerine e disa akteve.

Ne seancen e radhes te procesit ne ngarkim te 28 te pandehurve eshte paraqitur ne proces vetem njeri prej atyre qe ndodhet ne burg, Sokol Gjeci, i cili do te jete i pranishem veten ne procesin ne ngarkim te tij.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA