Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mberritur ne Moske ne kuader te turit te saj evropian.
Zonja Clinton do te takohet me presidentin Dmitry Medvedev dhe ministrin e Jashtem Sergei Lavrov diten e neserme.
Sipas mediave nderkombetare, ajo shpreson qe te fitoje mbeshtetjen e Rusise persa i perket qendrimit te Shteteve te Bashkuara ndaj programit kontrovers te Iranit dhe ndaj ceshtjes se kontrollit te armeve berthamore.
Diten e diel Clinton paralajmeroi Iranin se bota nuk do te prese ne pafundesi per provat se Teherani nuk po prodhon arme berthamore, edhe pse ky i fundit deklaron se ka vetem qellime paqesore.
Vizita e Clinton behet ne nje moment thelbesor persa i takon marredhenieve mes Moskes dhe Uashingtonit.
Presidenti Barack Obama deklaroi kur mori detyren se mes dy vendeve do te lindin marredhenie te reja dhe takimi i tij me homologun Medvedev ne korrik, ne nje fare menyre i coi gjerat perpara.
Top Channel