Borxhi nga bixhozi, merret peng 34-vjecari

12/10/2009 09:00

Pas humbjes se lekeve ne  bixhoz, nje konflikt ka lindur mes disa shokeve qe ka perfunduar ne pengmarrje.

Pengmarresit nuk e kane mbajtur shume te demtuarin, por kjo ka sjelle reagimin e policise, qe eshte vene ne levizje dhe ka nisur punen per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Sipas te dhenave hetimore, ngjarja ka ndodhur ne zonen e Kombinatit, pikerisht ne rrugen “Hamdi Cenoimeri” disa dite me pare, por eshte zbardhur vetem dje.

Policia e kryeqytetit deklaroi se per kete ngjarje, nga seksioni kunder krimeve seksuale dhe lirise se personit, filloi procedimi penal ne gjendje te lire per Kristian M. dhe Sokol P., perkatesisht 39 e 31 vjec, banues ne lagjen nr. 6 e nr. 4 te Tiranes.

Sipas te dhenave hetimore, ngjarja ne fjale ka ndodhur ne rrugen “Hamdi Cenoimeri”, ku nen kercenimin e nje arme, ne mjetin e tyre “Mercedes Benz”, pa targa, kane marre dhe mbajtur pa deshiren e tij Olsi Z., 34 vjec.

Me pas, i demtuari ka bere kallezim ne polici, megjithese nuk eshte vertetuar nese pengmarresit kishin perdorur arme.

Policia tha se materialet i kaluan prokurorise.

Top Channel