Ne kete vit te ri akademik, kryeministri Sali Berisha, bashke me ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj kane zgjedhur jo pa qellim universitetin bujqesor te Kamzes per te pershendetur studentet.
Kreu i qeverise tha se do te mbeshtese projektet e Universitetit Bujqesor, pasi nje nder prioritet e qeverise eshte dyfishimi i prodhimit bujqesor.
“Dyfishimi i prodhimit eshte me interes jetik kombetar dhe eshte nje potencial qe duhet shfrytezuar”, theksoi Berisha.
Per vitin e ri shkollor ka reaguar edhe Partia Socialiste, qe solidarizohet me studentet ne veshtiresi.
“Partia Socialiste eshte ne krah te atyre te rinjve, te cilet si pasoje e mungeses se respektit te shtetit, iu duhet te ndjekin mesimin ne ambiente fare te papershtatshme”, u shpreh deputetja Ledi Shamku.
Top Channel