Sherr femrash ne Brazil

10/10/2009 15:05

Femrat qe kerkojne te luajne futboll kane mesuar t’i pershtaten me se miri meshkujve edhe sa i perket aneve negative. Sidomos ne Ameriken Latine, ku dhuna ne sport nuk ka munguar vitet e fundit.

Ndeshja zyrtare mes dy skuadrave braziliane, Cesmac dhe Soesporte, eshte mbyllur shume para kohes se rregullt, pas nje sherri mes lojtareve te te dy ekipeve.

Ne fushe eshte futur edhe nje mashkull, trainer i njeres prej skuadrave, por edhe ai nuk mundur te ndaloje sherrin mes 13 futbollisteve., pasi ka ngrene nje shuplake ne fytyre.

Dhuna ka vazhduar edhe jashte ambjenteve te stadiumit.

Mbrojtesja Uitla e skuadres se Cesmac eshte derguar ne spital, pas kishte marre nje goditje te rende ne fytyre.

Top Channel