Luçi, konsulta me Hasan Liken per Vllaznine

10/10/2009 10:20

Rolan Luçi, trajneri i Vllaznise, thyen nje “tabu” te mentalitetit shqiptar. Edhe pse dikujt mund t’i duket disi e çuditshme, tekniku i ri demonstron nje mentalitet perendimor, duke e servirur si diçka normale.

Paraditen e se enjtes, Luçi ka zhvilluar nje bisede telefonike me paraardhesin e tij ne pankinen e Vllaznise, Hasan Lika, me pas ka udhetuar ne drejtim te kryeqytetit, ku eshte takuar koke me koke me ish-trajnerin.

Edhe vete Luçi e konfirmoi kete fakt, duke sqaruar se qellimi kryesor ka qene marrja e nje informacioni te detajuar nga Lika per gjendjen e vertete te Vllaznise dhe shkaqet qe kane ekipin ne kete situate, duke u renditur ne fundin e tabeles se klasifikimit.

Takimi ka zgjatur per 2-3 ore dhe me pas Lika dhe Luçi jane ndare miqesisht. Kjo ndoshta eshte hera e pare qe mesohet publikisht ne futbollin shqiptar, qe nje trajner konsultohet me paraardhesin e tij te shkarkuar.

Ne raste te tjera, ka qene normale te shikonim se si pasardhesi tentonte te zhdukte thuajse çdo shenje te trajnerit te meparshem, kjo e pa mbeshtetur ne filozofi te ndryshme, por thjesht ne reagim “kundershtues” ndaj punes se tij.

Ne fakt, akti i te dy trajnereve mund te vleresohet si shume profesional si nga ana e Likes, ashtu edhe nga ana e Luçit.

Top Channel