Edgar Cani, dopjete ne miqesore

10/10/2009 10:25

Edgar Cani, ish-futbollisti i Kombetares U-21 te Shqiperise, i cili luan ne Serine B ne radhet e Padovas, ku eshte dhene ne forme huazimi nga Palermo, eshte shnderruar ne protagonistin e fitores 4-0 ndaj ekipit te te rinjve te ketij qyteti.

Sulmuesi i ri shqiptar i datelindjes 1989 ka hyre ne pjesen e dyte si zevendesues dhe ka mundur te realizoje nje dopjete:

Golin e pare e ka shenuar me nje gjuajtje te bukur fluturimthi, ndersa te dytin me nje goditje te forte nga hyrja e zones.

Megjithe paraqitjet e tij te mira, Cani ende nuk ka mundur te binde trajnerin Karlo Sabatini, i cili ne 8 ndeshje zyrtare te zhvilluara deri tani ne kete sezon ne Serine B, e ka aktivizuar shume pak minuta si titullar.

Pjesen me te madhe shqiptari qendron i ulur ne pankinen e rezervave. Deri tani, Cani ka shenuar vetem nje gol ne ndeshjet zyrtare.

Nderkohe qe Padova, ne kuoten e 13 pikeve pas 8 takimeve, eshte gati te beje kthesen perfundimtare.

Top Channel